Berisha: FSK-ja e komandanti i saj po bëjnë një punë të mirë

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 13:15 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, pas raportimit të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka thënë se FSK-ja dhe komandanti janë duke punuar mjaft mirë sa i përket problemeve të sigurisë që po shkaktohen në vend, raporton Ekonomia Online.

Ai deklaroi se gjitha problemet që shfaqen janë duke u eliminuar.

“FSK dhe komandanti i FSK-së janë duke e bërë një punë të mirë, dhe gjithë ajo punë që e bëjnë është e mirë për vend e për të gjithë. Janë duke avancuar në gjitha problemet që i kemi pas dhe që i kemi theksuar janë duke i eliminuar”, ka thënë ai.

Sa i përket ikjeve të pjesëtarëve të FSK-së, Berisha deklaroi se ato janë duke ndodhur për çështje ekonomike.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë mbledhjes me komandantin e FSK-së është diskutuar për vendimin e qeverisjes Haradinaj, që ishte marrë në vitin 2019 lidhur me pagat e ushtarëve të FSK-së, Berisha ka thënë se propozimi është që të kthehet ai ligj në fuqi në mënyrë që të ketë rritje të pagave në këtë drejtim.

“Është një problem që ka ndodhë pasi që ligji njëherë ka qenë në fuqi pastaj është shfuqizuar. Ankesa ka mjaft, mirëpo janë individuale, është çështje ligjore. Unë nuk e di çfarë do të ndodhë dhe çfarë epilogu ka me marrë. Por, si propozim është që të kthehet ai ligj në fuqi në mënyrë që me pas ngritje të pagave”, ka thënë ai.

Të ngjashme