Bërnabiq: Nuk pres që gjykatat e Kosovës të merren seriozisht me krimet

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha sot se nuk pret që gjykatat e Kosovës, të cilat kanë marrë përsipër rastet e krimeve të luftës nga EULEX, të merren seriozisht me këtë punë.

“Nuk pres ndonjë gjë të mirë nga ky vendim. Njerëzit të cilët nuk lejojnë të drejtat themelore të njeriut, lirinë e mediave, djegin biskota në baza kombëtare, unë me të vërtetë nuk mund të besoj apo të pres që ata të merren me krimet më serioze të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për jo vetëm ndaj serbëve por edhe shqiptare “, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme