Besjana Rexhepi përfaqëson mësuesit e Kosovës në kongresin ndërkombëtar ballkanik për edukim dhe shkencë

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Në kongresin e 14-të ballkanik për edukim dhe shkencë, të mbajtur në Ohër, mësuesja kosovare Besjana Rexhepi ka përfaqësuar Kosovën.

Në këtë kongres, prezantimi i Rexhepit i është referuar menaxhimit të klasave në mësimdhënien bashkëkohore, ku ajo ka paraqitur teknikat se si duhet ardhur deri tek një menaxhim i duhur, për të qenë më afër mësimdhënies bashkëkohore.

Besjana Rexhepi është 28 vjeçare dhe vjen nga komuna e Vitisë. Ajo deri tash ka shkruajtur 3 libra shkencor mbi mësimdhënien, si dhe të bëjë publikime shkencore deri në Malajzinë e largët.

Të ngjashme