Besnik Tahiri përfaqëson Kosovën në selinë e OKB-së në New York

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është duke e përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së në New York, ku ka prezantuar mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale.

Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në loogarinë e tij në Facebook.

“Në selinë e OKB-së, në New York duke përfaqësuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, prezantova mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale. Theksova se, Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombetare në raport me të drejtat e njeriut”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

Të ngjashme