Besnik Tahiri uron besimtarët katolikë, paçi një Krishtlindje plot dashuri dhe lumturi

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri ka uruar gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e Krishtlindjeve, duke shpresuar për një vit të ardhshëm më të mbarë dhe të lumtur për të gjithë.

Njoftimi i plotë:

Sot nisa ditën duke uruar miqtë e mi në vigjilje të Krishtlindjeve, duke dëshiruar që në vitin e ardhshëm të gëzojmë shëndetin dhe lumturinë familjare.

Të dashur qytetarë të besimit katolik,

Viti që po lëmë pas ishte vit sfidues dhe reflektues për të gjithë ne.

Kemi kuptuar që shëndeti, familja, shoqëria dhe liria janë të çmueshme dhe nuk mund t’i marrim si të mirëqena.

Andaj, pranoni urimet e mia më të ngrohta, për një Krishtlindje festive dhe të gëzueshme. Qoftë atmosfera e Krishtlindjes ajo që mbush zemrat tuaja. Ju uroj një Krishtlindje plot dashuri dhe lumturi!

Të ngjashme