Betohen rekrutët e rinj të FSK-së

Prishtinë | 24 Dhj 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, sot do të mbahet ceremonia e  betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së.

Kjo ceremoni pritet të fillojë në orën 11:00, ndërkaq sipas njoftimit, do të marrin pjesë liderë të lartë të shtetit.

“Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, sot, më 24 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë liderët më të lartë shtetërorë si dhe zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme