Bibliotekës Universitare iu dhuruan ekzemplarë të romanit “ALM” dhe katalogut “Gjurmëve të UÇK -së”, të autorit Ahmet Jashari

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Pesë ekzemplarë të romanit “ALM” dhe dhjetë ekzemplarë të katalogut “Gjurmëve të UÇK-së”, të autorit, Ahmet Jashari, janë dhuruar për Bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Librat janë dhuruar nga autori, i cili e ka vlerësuar qasjen e hapur që ka Biblioteka Universitare për të gjithë komunitetin.

Romani “ALM” është botuar në vitin 2015 në Prishtinë nga Shtëpia Botuese “Orfeu”, ndërsa është ribotuar në vitin 2021 nga Shtëpia Botuese “Jakup Ceraja”. Ndërsa katalogu “Gjurmëve të UÇK -së”, një përmbledhje me fotografi dhe përshkrime për gjurmët e mbetura të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, është botuar në vitin 2023 me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Dhurimi i librave për Bibliotekën Universitare tashmë është bërë një traditë e mirë, duke filluar prej stafit akademik si dhe autorëve dhe krijueseve edhe jashtë UIBM. Si rrjedhojë fondi librar vazhdon të pasurohet me tituj të ri nga të gjitha fushat.

Të ngjashme