Bie web-faqja e Komunës së Prishtinës, qytetarët nuk mund të aplikojnë për ndihmën finaciare

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Ka rënë nga sistemi ueb-faqja e Komunës së Prishtinës që ua mundëson qytetarëve të prekur me coronavirus të aplikojnë për ndihmën financiare.

Qasja në këtë ueb-faqe në këto momente është e pamundur, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që qytetarëve të prekur me coronavirus të iu ndihmojë me nga 50 euro, ndërsa pensionistëve me nga 100 euro, dhe se aplikimi ka filluar nga dita e sotme (8 dhjetor).

Aktualisht, kryeqyteti është në zonën e kuqe sa i përket rasteve me coronavirus, ku pas orës 19:00 qytetarëve iu ndalohet lëvizja si dhe ndalohet së funksionuari çdo aktivitet tjetër.

Në 24-orët e fundit në Prishtinë janë konfirmuar 217 raste të reja me COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme