Ekonomia Online
FUNDIT

Bislimi pret në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, flasin për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Bislimi pret në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, flasin për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi dhe koordinimi i vizitës zyrtare së zëvendëskryeministrit Bislimi dhe disa anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. […]

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi dhe koordinimi i vizitës zyrtare së zëvendëskryeministrit Bislimi dhe disa anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës do të koordinohet organizimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku është paraparë të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Të ngjashme