Bislimi udhëton në Bruksel, pritet të takohet me Petkoviqin

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

Siç njofton Qeveria e Kosovës, Bislimi atje do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, thuhet në njoftim.

Bislimi të martën pritet të takohet me shefin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet nesër në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, ku do të diskutohet në lidhje me zbatimin e aneksit të Marrëveshjes së arritur në Ohër.

Të ngjashme