Bizneset e vogla ankohen se komuna e Prizrenit po i dëmton ato

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Bizneset e vogla në Prizren përmes një komunikate për medie janë ankuar se komuna po i dëmton ata duke i rrënuar tendat e lokaleve në sheshin Shatërvan.

Ata thanë se i janë drejtuar disa herë komunës, por nuk kanë marrë përgjigje.

Letra e plotë i tyre:

Komuna e Prizrenit në mënyrë të njëanshme ka filluar ti rrënoj tendat e lokaleve në sheshin Shatërvan. Bizneset e shtrira në këto zona ankohen se pas vendimit te pranuar nga komuna për heqjen e këtyre tendeva me arsyetimin se komuna do te përpiloj një rregullore te unifikuar për tendat ne Prizren ato kane kërkuar ne vazhdimësi një zgjidhje dhe udhëzime nga Komuna se si dhe çfarë forme duhet te jene këto tenda, mirëpo komuna asnjëherë nuk kishte dhen ndonjë zgjidhje për këto kërkesa, edhe pse bizneset u janë drejtuar komunës me shkrim për te vendosur fillimisht udhëzimin se si duhet te duken tendat e pastaj te miren vendime për ndryshime e jo anasjelltas, të meren vendimet për heqje e pastaj dikur kur komuna e sheh te arsyeshme te miret ky vendim.

Bizneset vullnetarisht kohe me pare kishin unifikuar te gjithë tendat e tyre ne zonën e shatërvanit. Te njëjtit pa përjashtim kanë vendosur tendat elektrike shume te kushtueshme sipas praktikave te bizneseve qe janë ne rajon e me gjere.  Tani komuna ka filluar rrënimin e tyre, dhe perkeqaardhje, me arsyetimin se ne mars do te del rregullorja. Kujtojmë se këto biznese qe nga qershori i vitit te kaluar kanë adresuar ne komune kërkesat për udhëzimin se si duhet te duken këto tenda pasi qe komuna ka ardhe me vendimin qe ekzistueset pa përjashtim te largohen

Kjo i ka irrituar bizneset qe investimi tyre po rrënohet pa kurrfarë alternative dhe pa plane konkret nga ana e komunës, por mbi te gjitha operacionet e tyre dhe te punësuarit po sakrifikohen për hir te një pamaturie nga ana e kësaj komune.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme