Blerim Isufaj zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 11:42 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Blerim Isufaj me vota unanime është zgjidhur Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ish-kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufi për kundërkandidat kishte e Haki Gecaj, por që arriti të grumbullojë 10 vota të cilat ia mundësojnë një mandat 4 vjeçar në krye të PSK-së.

 “Meqë janë 10 vota për Blerim Isufaj, zgjidhet Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës, mandati i kryeprokurorit është 4 vjeçar”, tha kryesi i KPK-së,  Bahri Hyseni.

Po ashtu në këtë mbledhje të KPK-së u rizgjodh edhe kryeprokurori ti Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi,

Para se të shkohej në votim, KPK-ja ka refuzuar kundërshtimet e kandidatëve për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Valdet Gashi dhe Fitore Sadikaj, duke lënë të vetëm në garë, Kujtim Munishin

“Atëherë 10 vota konfirmohen edhe për prokurorinë themelore në Prishtinë Kujtim Munishin, do ta ketë mbështetjen e këshillit por njëkohësisht edhe llogaridhënien e këshillit dhe kryeprokurorit të shtetit. Konstatoj që sot KPK-e kreu një proces shumë të rëndësishme me një proces shumë të hapur me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë i kemi trajtua edhe ankesat dhe sot kemi vendosur që sot dy prokuroritë më të rëndësishme në Kosovë t’i kenë i udhëheqësit e sajë”, tha Hyseni.

Sa i përket aktakuzave, KPK bëri të ditur se brenda një viti Prokuroria ka ngritur 9960 aktakuza me numërim më të madh është prokuroria themelore në Prishtinë dhe me numrin më të vogël është ajo në Mitrovicë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), më 3 shtator 2019, kishte zgjedhur panelet vlerësuese për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Të ngjashme