Ekonomia Online
FUNDIT

Blerim Vela me një infografikë tregon afatet- zgjedhjet e rregullta ndërmjet 25 janarit dhe 15 shkurtit 2025 në katër data

Blerim Vela me një infografikë tregon afatet- zgjedhjet e rregullta ndërmjet 25 janarit dhe 15 shkurtit 2025 në katër data

Në Kosovë ka nisur të diskutohet për zgjedhjet. Kryeministri Albin Kurti tashmë ka bërë një ofertë “gjeneroze”  duke thënë se është i gatshëm të ulet me opozitën, ndërsa partitë kundërshtare kanë reaguar duke e caktuar edhe datën. Sido që të jetë zgjedhjet e rregullta në Kosovë nëse respektohet afati i rregullt nuk mbahen para vitit […]

Në Kosovë ka nisur të diskutohet për zgjedhjet. Kryeministri Albin Kurti tashmë ka bërë një ofertë “gjeneroze”  duke thënë se është i gatshëm të ulet me opozitën, ndërsa partitë kundërshtare kanë reaguar duke e caktuar edhe datën. Sido që të jetë zgjedhjet e rregullta në Kosovë nëse respektohet afati i rregullt nuk mbahen para vitit 2025.

Ish- shefi i kabinetit në Predidencën e Kosovës  Blerim Vela përmes një infografike ka shpjeguar datat kur mund të mbahen zgjedhjet.

“Përgatita këtë infografikë informative duke shpjeguar afatin kohor deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare të vitit 2025 në Kosovë. Megjithatë, nëse zgjedhjet e parakohshme mbahen në vitin 2024, ato do të zhvillohen ndërmjet 30-45 ditësh nga dita e shpërbërjes së Parlamentit”, ka shkruar ai në “X”.

Përmbajtja e infografikës:

25 Korrik 2024: Data më e hershme e mundshme kur mund të caktohet data e zgjedhjeve

15 nëntor 2024: Data e fundit kur mund të caktohet data e zgjedhjeve.

25 dhjetor 2024: Data e parë e mundshme për fillimin e fushatës elektorale zgjedhore.

15 janar 2025: Data e fundit e mundshme për fillimin e fushatës elektorale.

25 janar 2025: Data e parë e mundshme e zgjedhjeve

1 shkurt 2025: Data e dytë e mundshme  e zgjedhjeve

8 shkurt 2025: Data e tretë e mundshme e zgjedhjeve

15 shkurt 2025: Data e katërt e mundshme e zgjedhjeve.

Të ngjashme