Blerta Deliu i del në mbrojtje Ganes: Mendësia e racizmit kulturor nuk kalon

Prishtinë | 04 Mar 2023 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, përmes profilit të saj në Facebook ka reaguar ndaj fyerjeve dhe sulmeve kundër deputetes Ganimete Musliu.

“Ta papranueshme sulmet e orekestruara ndaj koleges sime Ganimete Musliu. E frikshme kjo vërsulje e militantëve ndaj Ganes. Kjo mendësi e racizmit kulturor nuk kalon, ashtu siç nuk kalon heshtja e Vetëvendosjes ndaj kësaj turme linquesish” ka shkruar ajo.

Deliu ka pyetur se ku janë feministet e VV-së?

“A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre?”, ka shkruaj ajo.

Të ngjashme