Ekonomia Online
FUNDIT

Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës, bën thirrje që palët t’i kthehen dialogut

Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës, bën thirrje që palët t’i kthehen dialogut

Sekretari amerikan i Shtetit, i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku një zyrtar policor u vra nga grupet kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit. Blinken kërkoi nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. “Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit […]

Sekretari amerikan i Shtetit, i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku një zyrtar policor u vra nga grupet kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit.

Blinken kërkoi nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Blinken.

Të ngjashme