Blinken në Shqipëri, kryediplomati Hasani: Partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi me SHBA-në vetëm do të rriten

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, ka pritur në aeroportin e Rinasit Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Hasani tha se partneriteti mes të dyja vendeve do të forcohet edhe më shumë.

“Mirë se erdhe Antony! I lumtur të mirëpres Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij shumë të rëndësishëm”.

Blinken nisi vizitën tetorëshe në Tiranë ku pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare.

Të ngjashme