Bllokadën ndaj Pacollit, VV e sheh si luftë të klasave

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 18:18 | Nga Valon Syla

Përpos luftës për ta mbajtur Qeverinë me çdo kusht Vetëvendosje, luftën politike me bllokadë ndaj Pacollit e sheh edhe si luftë të klasave. Apo, luftë ndaj klasës së pasur.

Kjo shihet edhe nga deklarata e deputetit Abrashi nga VV, i cili e sheh dhe e përjeton Pacollin si feudalist, të pasur dhe rrjedhimisht kriminel.

Sepse në logjikën e VV-së thellë, përpos anti-kapitalizmit, liberalizmit dhe që prodhon urrejtje ndaj perëndimit dhe sidomos ndaj Amerikës e tjerë, ndillet një urrejtje për të gjithë ata që kanë pavarësi financiare. Sepse, ata s’mund të kontrollohen me dogma e vitra.

Dhe të gjithë etiketohen ose si hajna, ose si kriminelë, ose së paku si të pamoralshëm dhe joetikë, ose përfundimisht të shitur, kur mbeten pa argumente.

Të ngjashme