Bllokimi i disa autobusëve nga Kosova në Serbi, është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i Policisë

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se në mesin e qytetarëve të ndaluar nga autoritetet serbe është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, raporton Ekonomia Online.

Shala ka ngritur shumë pikëpyetje për ndalimin e Jankoviqit, teksa dyshon se zyrtari i lartë policor nga komuniteti serb është marrë në pyetje nga strukturat serbe të sigurisë për institucionet tona të sigurisë.

Postimi i plotë i tij:

Situatë që duhet marr përgjigje !

❗️Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, është në mesin e mbi 330 qytetarëve kosovarë të ndaluar nga autoritetet në Serbi.

Pra pyetjet që duhet ngritur :

📍 Pse është ndalur zëvendësdrejtori i PK-së në këtë kohë?

📍 Pse zëvendësdrejtori i PK-së nuk i ka marrë parasysh udhëzimet nga pikëpamja e sigurisë që po kalojmë në këtë periudhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku pritet të kemi:

📌a. Përfundimi i stërvitjes ushtarake në Serbi (21 prill)

📌b. Referendum në katër komunat veriore të Kosovës (21 prill)

📍 A është marrë në pyetje zëvendësdrejtori i PK-së nga strukturat serbe të sigurisë për institucionet tona të sigurisë?

📍A është pyetur për gjithë aksionin debaklin që ka bërë Serbia zyrtare në sulmin terrorist të shtatorit 2023 në Kosovë?

Pra, kemi shumë pyetje ! , si dhe shumë përgjigje hipotetike, por le të presim veprimet e institucionit për të cilin punon zëvendësdrejtori i përgjithshëm.

P.s

Spo dëshirojmë të lëshohem në konsiperacion !

Të ngjashme