Bllokohet rruga Gllarevë-Klinë, punimet përfundojnë të hënën

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate ka njoftuar opinionin publik se në rrugën rajonale Prishtinë – Pejë, përkatësisht përgjatë Gllarevës së Klinës, është duke u punuar në sanimin e asfaltit.

Punimet e filluara të martën (23.04.2019) do të përfundojnë deri të hënën (29.04.2019). Prandaj kërkojmë mirëkuptim nga pjesëtarët e komunikacionit për pengesat në qarkullim.

Ky intervenim është pjesë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve.​

Të ngjashme