Bogujevci: Serbia nuk është e interesuar të mbajë kriminelët aty ku e meritojnë

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 13:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja Saranda Bogujevci në emër të familjes së saj, ka mbajtur konferencë për media lidhur me lirimin nga burgu të Sasha Cvetjanit, anëtar i njësitit Scorpionet, të cilët morën pjesë në vrasjen e 16 anëtarëve të familjes Bogujevci dhe Duriqi.

Ajo ka kritikuar pushtetin serb duke thënë që nuk janë të interesuar t’i mbajnë kriminelët aty ku e kanë vendin, raporton Ekonomia Online.

“Dje kemi marrë lajmin që Sasha Cvetjan, i dënuar me 20 vjet burg, është liruar më shumë se 3 vite e gjysmë herët, me arsyetimin që është risocializuar. Kjo na bën me kuptu që Serbia nuk është e interesuar të mbajë kriminelët aty ku e meritojnë. Si familje jemi të zhgënjyer dhe të mllefosur. Ai nuk ka dhënë asnjë shenjë që është penduar, sepse po të hysh në profilin e tij në Facebook, sheh deklaratat e tij se si e mbështet njësitin”.

Bogujevci kërkoi që institucionet e Kosovës të bëjnë presion që Serbia të mbajë përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë.

“Duhet të bëhet presion më i madh nga institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar që Serbia të mbajë përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë. Është e dhimbshme se si Serbia mundohet të tregohet e pafajshme për krimet dhe në sa pak e shfrytëzojme dëmet që ajo ka shkaktuar”, tha ajo.

Ndërkaq ajo rikujtoi që nga 21 anëtarët e familjes Duriqi dhe Bogujevci, vetëm 5 kanë shpëtuar.

“Më 28 mars 1999, njësiti Scorpion në Podujevë ka mbledhë familjen Duriqi dhe Bogujevci, ku nga 21 anëtarë vetëm 5 kemi shpëtuar. Ky njësit ka marrë pjesë edhe në Masakrën e Sebrenicës”, tha deputetja Bogujevci.

Të ngjashme