Bombë afër zyrave të Qeverisë që u inauguruan në Veri

Mitrovicë | 28 Dhj 2016 | 23:12 | Nga

Një bombë është gjetur në Veri, afër zyrave të Qeverisë së Kosovës të inauguruara sot nga Edita Tahiri, ministrja për Dialog.

Lajmin për Klan Kosovës, e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës,

“Është gjetur një granatë dore, të gjitha njësitet tashmë janë në vendin e ngjarjes”.

“Granata nuk ka shpërthyer, ndërsa është gjetur tek hotel “Sasha” afër zyrave që janë përuruar sot nga Qeveria e Kosovës”.

Hoti ka thënë se akoma nuk dihen rrethanat dhe se rreth kësaj çështjeje janë duke i kontrolluar edhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

Të ngjashme