Bordi i ARKEP-it raporton në Kuvend për blerjen e IPKO-s nga Telekom Serbia

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 14:24 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka ftuar në raportim për javën e ardhshme bordin e ARKEP-it, për informacionin se kompania IPKO ka marrë ofertën më të lartë për shitje nga kompania Telekom Serbia, raporton Ekonomia Online.

Aty u morë vendin që të ftohet në raportim ushtruesja e detyrës së kryeshefit të Telekomit Burbuqe Hana, për të raportuar për borxhin që ka ndaj ARKEP-it, e që rrezikon të shkoj në përmbarim.

Ky ishte propozim i kreut të komisionit, Endrit Shala.

“…ta ftojmë bordin e ARKEP-it për shkak të informatave se Telekom Serbia ka ofruar të blejë IPKO-në”.

“Në njoftimin e fundit të ARKEP thuhet se Telekomi nëse nuk bëhen pagesat do ta procedoj në përmbarim. Pra të martën duhet të diskutohet për të dy këto çështje”, tha Shala.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila tha oferta e Telekom Serbia për të blerë IPKO-n rrezikon sigurinë nacionale.

“Konsiderojmë që ky operator kërcënon sigurinë kibernetike të Kosovës. Kemi të bëjmë me një operator në pronësi të shtetit të Serbisë. Të marrim masat të ndalimit ose shqyrtimit të ofertës së Telekom Serbia”.

Deputetja e LDK-së Doruntina Maloku u pajtua me kërkesën për raportim të bordit të ARKEP-it poashtu propozoi të ftohet edhe ushtrues detyre e kryeshefes së Telekomit Burbuqe Hana, raporton EO.

“Pajtohem me kolegen për ta ftuar ARKEP-in  javën e ardhshme, por ta thërrasim edhe zonjën Burbuqe Hana për raportim për borxhin ndaj ARKEP-in dhe t’i kemi të dy këtu”.

Komisioni ka marrë vendim po ashtu që në kryesi të dërgohen edhe dy emra për kandidatë për anëtarët e bordit e KOSTT-it, Armend Dodaj dhe Hyrmete Huduti.

Të ngjashme