Bordi i KEK-ut liron nga detyra Nagip Krasniqin

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që ta lirojë nga detyre ish-kryeshefin ekzekutiv Nagip Krasniqi.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se shumë shpejt do të iniciohen procedura për shpalljen e konkursit për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të kësaj korporate.

Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”. Në shtator, ishte liruar nga paraburgimi, por iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut në 50 metra.

Krasniqi më 25 prill 2023 ishte pezulluar nga detyra e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Të ngjashme