Bosnja fillon procedurat e ratifikimit për lëvizjen e lirë me Kosovën

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Bosnja e Hercegovina e ka filluar procesin për ratifikimin marrëveshjes për lëvizje me letërnjoftim, me Kosovën.

Lajmin për Teve1 e ka konfirmuar këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjës, Lejla Haxhiq.

Sipas saj, marrëveshja fillimisht do të miratohet në Këshillin e Ministrave derisa pas saj, Presidenca do të kërkoj ratifikim nga Asambleja Parlamentare.

“Sipas Konkluzionit dhe Ekzekutimit të Aktit të Traktateve Ndërkombëtare dhe konkluzioneve përkatëse të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor është në procedurë miratimi para Këshillit të Ministrave.

Pas procedurës së miratimit, Ministria e Punëve të Jashtme do të iniciojë procedurën e ratifikimit, gjatë së cilës Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës është kompetente të kërkojë miratim nga Asambleja Parlamentare”, ka thënë Haxhiq.

Të ngjashme