Bota reagon për sulmin me armë zjarri në Pitsburg

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Liderët botërorë kanë dënuar sulmin me armë zjarri në qendrën e komunitetit hebre që la të vdekur 11 persona dhe disa të tjerë të plagosur.

Duke folur në një tubim publik në Indiana, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar këtë sulm si një “akt i vrasjeve masive që është tejet djallëzorë”.

Ai ka thënë se një sulm i tillë është sinqerisht i paimagjinueshëm dhe i vështirë për t’u besuar, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet e sigurisë kanë arrestuar 46 vjeçarin, Robert Bowers, pasi që dyshohej se ai ishte autori i vrasjeve në sinagogën e Pitsburg-ut në SHBA.

Policia amerikane ka njoftuar se ai është plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri dhe tani ai ndodhet në duart e autoriteteve të sigurisë.

Udhëheqësit botërorë së bashku me disa personalitete të shquara  u kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave.

Papa Françesku gjithashtu ka dënuar ashpër sulmin me armë zjarri në sinagogë. Ai ka bërë thirrje për shuarjen e asaj që e ka quajtur “strofull urrejtje”.

Kryebashkiaku i Pitsburg-ut, Bill Peduto, së shpejti do t’i publikoj emrat e personave të vrarë në incident.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme