Britania e Madhe në krizë politike, japin dorëheqje katër ministra

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Katër ministra të kabinetit qeveritarë në Britani të Madh kanë dhënë dorëheqje për shkak se nuk janë pajtuar me kryeministren Theresa May rreth qështjes për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropiane.

Ministrat e dorëhequr janë Domenic Raab, Suella Braverman, Shailesh Vara dhe Esther McVey, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj krize pritet në kuvend të ketë mocion mos-besim ndaj kryeministres. Theresa May pritet që sonte të mbaj një konferencë para gazetarëve.

Të gjitha këto dorëheqje erdhën pasi Theresa May bëri publik planin e saj për çështjen e ‘Brexit’.

Të ngjashme