Britania kërkon nga BE-ja më shumë sanksione kundër Rusisë

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 19:05 | Nga

Britania e Madhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të qëndrojë “krah për krah” me Shtetet e Bashkuara duke shtuar sanksionet kundër Rusisë.

Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, do të mbajë një fjalim në Washington dhe do thotë se Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka bërë botën “një vend më të rrezikshëm”.

Pas sulmit me armë kimike në qytetin Salisbury, BE-ja duhet të bëj më shumë presion në mënyrë që Rusia mos t’i shkelë rregullat ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Britaninë se po përpiqet të imponon ndaj BE-së dhe ShBA-ve politikën e saj kundër Rusisë, ka njoftuar agjencia e lajmeve RIA.

Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Rusinë për sulmin me agjent nervor kundër një agjenti të dyfishtë rus në Salisbury të Anglisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme