Buja: Moskalimi i demarkacionit, skenar i Mustafës

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 23:35 | Nga

Moskalimi i Demarkacionit është skenar i Isa Mustafës për të shpëtuar nga punët e tjera më të mëdha e për të cilat nuk ka kaçik t’i kryejë.

Kështu ka thënë deputeti i PDK-së, Shukri Buja në Rrokum. Buja tha se kalimi i buxhetit është fitorja e parë e Isa Mustafës ndaj PDK-së.

Ai ka shtuar se nëse do të kalojë Demarkacioni, çdo gjë do të kthehet në agjendat integruese për vendin.

“Qeverisja e Isa Mustafës deri tash shihet se është dështim për vendin”, ka thënë Buja, duke shtuar se ka shumë arsye se pse ky koalicion tashmë ka dështuar.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se PDK nuk ka vendim zyrtar se buxheti duhet të kalojë në Kuvend, por ka thënë se kjo parti është pajtuar se ky vendim duhet të kalojë për debat në mënyrë procedurale.

Sipas tij, dështim i madh i kësaj qeverisje është Demarkacioni, Asociacioni, Ushtria, liberalizimi e shumë çështje të tjera.

“Me Kushtetutë partia e parë ka të drejtë me thirr në interpelancë kryeministrin dhe me qit në votëbesim mënyrën që vendi edhe në këtë formë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Buja, duke shtuar se dikur kah muaji mars ai do të insistojë të bëjë thirrje për votëbesimin e qeverisë.

Buja ka shtuar se PDK tashmë po paguan faturat e kësaj qeverisje të keqe e cila po bënë akuza të pabaza ndaj partnerit të koalicionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme