Bunjaku: LDK-ja s’ka ndërruar qëndrim sa i përket marrëveshjes, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe finale

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 07:40 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket marrëveshjes me Serbinë, ka konfirmuar për Ekonomia Online, deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku.

Ajo tha se një marrëveshje e pranueshsme për LDK-në duhet ta ketë njohjen finale në qendër.

“Jo absolutisht dhe nuk duhet të prisni që ndryshon qëndrim Lidhja Demokratike e Kosovës. Ne në parlament, si dhe lidershipi ynë, kemi treguar se jemi pro bisedimeve me Serbinë, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe finale”, tha Bunjaku për EO.

“Sa i përket bisedimeve teknike dy dekada më herët edhe qeveritë e kaluara kanë shtjelluar bisedime dhe mund të them që asnjëherë s’kemi ardhur deri tek qëllimi final që të jetë njohja finale në qendër”, tha Bunjaku.

Të ngjashme