Bunjaku me “listë kujtimesh për skandalet në MINT”

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, e ka akuzuar ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë për një mori skandalesh.

“Le ta kujtojmë edhe jashtë auditimit që në kohë ne inflacionit të lartë në vitin 2022 ministria gjetëse për t’i mnbushur hambarët e shtetit me grurë, kishe blerë 10 mijë euro tonë grurë me çmim të papërshtatshëm, me tkurrje të buxhetit prej 1.7 milionë euro në emër të sekretit shtetëor”, ka thënë Bunjaku në Kuvendin e Kovoës.

“Le a kujtojmë skandalin kur Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëmë i ministrisë ishte favorizuar nga ministrja duke ia paguar studimet master”.

“Le ta kujtojmë skandalin e këshilltarit të ministrisë së Ekonomisë i cili i kishte dhënë kompetenca vetes më shumë se sa që i takojnë duke u bërë inspektor tregu nkë kohën e pandemisë”.

“Le ta kujtojmë arsyetimin më banal të ministres së Tregtisë kur deklaroi që ‘unë nuk e kam përplasur fëmijën, por fëmija është hedhur në veturën time’”.

“Le ta kujtojmë edhe lajmin kur Agjencia kundër Korrupsionit dorëzoi kallëzim penal kundër ministres lidhur me raportin e raportimit të pasurisë”.

“Miinistria nuk e zhvilloi industrinë, as ndërmarrësinë, as tregtinë. U rritën importet. U rritën importet nga Serbia kur dikur ia rrotullonit ju vetë si Vetëvendosje kamionët kur ishit si opozitë”.

Të ngjashme