Burri në Graçanicë raporton se i janë vjedhur vegla pune në vlerë rreth 700 euro

Prishtinë | 07 Qer 2023 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Një person në Graçanicë ka njoftuar se dje i janë vjedhur vegla pune në vlerë rreth 700 euro.

“VJEDHJE E RËNDË- Graqanicë 06.06.2023 – 09:14. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës nga persona te panjohur janë vjedhur vegla pune në vlerë rreth 700 euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti në procedurë hetimore.”

Të ngjashme