Ekonomia Online
FUNDIT

Burri nga Rahoveci vret gruan dhe telefonon djalin për t’i treguar

Burri nga Rahoveci vret gruan dhe telefonon djalin për t’i treguar

Të mërkurën, një vrasje ka ndodhur në qytetin Thannhausen në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është nga Rahoveci por jeton në Gjermani. Mediat gjermane kanë raportuar se në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës, një i dyshuar 54-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare. Reporteri […]

Të mërkurën, një vrasje ka ndodhur në qytetin Thannhausen në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është nga Rahoveci por jeton në Gjermani.

Mediat gjermane kanë raportuar se në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës, një i dyshuar 54-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare.

Reporteri ka mësuar se çifti është nga Rahoveci. Inicialet e emrit të të dyshuarit janë B.N, ndërsa të viktimës L.N.

Sipas mediave në Gjermani të cilat citojnë autoritetet policore atje, pas vrasjes së bashkëshortes, dorasi kishte thirrur me telefon djalin e tij dhe i kishte thënë se “ta vrava nënën”. Më pas djali kishte njoftuar policinë, e cila menjëherë bashkë me ekipet e tjera emergjente kishte shkuar në vendngjarje.

Të ngjashme