Buzhala për 50 eurot: Me këto taktika nuk zhvillohet shteti, por tregu gjerman mbushet me punëtorë kosovarë

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 euro për punëtorët e sektorit publik.

Buzhala përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se a është ky shtet edhe i punëtorëve të sektorit privat?.

Sipas tij, ndarja e 50 eurove vetëm për punëtorët e sektorit publik është diskriminim dhe veprim antikushtetues.

Tutje Buzhala theksoi se me këto taktika nuk zhvillohet shteti, por tregu gjerman mbushet me punëtorë kosovar.

“Qeveria prap paska vendosë me i pagu punëtorët e sektorit publik me nga 50-60 euro. A është ky shtet edhe i punëtorëve të sektorit privat? Apo ata duhet vetëm me i grahë punës që me e mbushë buxhetin për kta publikët edhe me e mshelë gojën. Ky është diskriminim, madje veprim antikushtetues. Me këto taktika nuk zhvillohet shteti, por mbushet tregu gjerman me punëtorë kosovar”, ka shkruar ai.

Ndryshe, punëtorët e sektorit publik në Kosovë me pagë të janarit pritet t’i marrin nga 50 Euro shtesë.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës nga 50 Euro shtesë në pagë do të vazhdojnë të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.

Të ngjashme