Nga 30 ditë paraburgim për dy shtetas të Shqipërisë e një nga Serbia, u kapën me drogë në Gjilan

Gjilan | 26 Jan 2019 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

CGjykata Themelore në Gjilanka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurve F. Th., Xh. H. dhe L. M.  

Të pandehurit F. Th., Xh. H. shtetas nga Republika e Shqipërisë dhe L. M. nga Republika e Serbisë, me vendbanim në Gjilan, me datë 24.01.2019, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, janë ndaluar nga hetuesit policorë dhe gjatë kontrollit janë gjendur një sasi prej 52 kilogramë e 357 gramë, substanca narkotike të llojit “marihuanë”.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 dhe 5 si dhe nenet 31 dhe 35tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjtit po të gjenden në liri,mund të arratisen apo fshihen dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme