Capital T nesër publikon këngën e re “Buzëqeshje” me protagoniste në klip modelen Nevina Shtylla

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai ka publikuar një pjesë të shkëputur nga klipi i ri dhe tregon se lansohet ditën e nesërme (e shtunë).

Protagoniste në videoklipin e artistit po ashtu është modelja nga Shqipëria, Nevina Shtylla, e cila njëherësh u zgjodh “Miss Shqipëria” në 2010.

“Buzëqeshje, nesër ora 17:00”, kanë qenë fjalët e reperit përkrah videos.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për prurjen e radhës të 29 vjeçarit.

Projekti i ri vjen pas “Magji” që e solli rreth një muaj më parë në bashkëpunim me Kiddën. 

Të ngjashme