Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do ta presë sot në takim alpinisten Uta Ibrahimi.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Ministri Hajrulla Çeku do të takojë alpinisten Ibrahimi pas suksesit që ka arritur, duke përfunduar ngjitjen e majës Shisha Pangma (8027 m), të 13-ën nga 14 majat më të larta në botë, duke mbetur vetëm një hap larg përmbushjes së sfidës madhore të ngjitjes së 14 majave të Himalajave”, thuhet në njoftim.