Ekonomia Online
FUNDIT

Çeku thotë se më 9 qershor do të përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Çeku thotë se më 9 qershor do të përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Në seancën e Kuvendit, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se shtatorja e Fadil Vokrrit do të përurohet më 9 qershor. Ndërsa parku i planifikuar të ndërtohet afër shtatores nuk do të realizohet me kohë për shkak të mos përmbushjes së kritereve të UEFA-së, raporton Ekonomia Online. Çeku këtë e bëri të […]

Në seancën e Kuvendit, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se shtatorja e Fadil Vokrrit do të përurohet më 9 qershor. Ndërsa parku i planifikuar të ndërtohet afër shtatores nuk do të realizohet me kohë për shkak të mos përmbushjes së kritereve të UEFA-së, raporton Ekonomia Online.

Çeku këtë e bëri të ditur pasi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu pyeti nëse punimet janë duke shkuar sipas planifikimit.

“Me propozim-amandamentin tim, Kuvendi i Kosovës ka ndarë 200 mijë euro për shtatoren e Fadil Vokrrit dhe nga vizita ime kam parë që shtatorja është e përfunduar e edhe pse ajo është e përfunduar, nuk është vendosur akoma”, tha Haxhiu.

“Bazamenti është përfunduar dhe bashkë do ta përurojmë me 9 qershor por parku nuk mund të ndërtohet dhe arsyet janë mos përmbushjet e kritereve të UEFA-së, shtatoren do ta kemi në pjesën perëndimore por jo edhe parkun”, u shpreh Çeku.

Të ngjashme