Çelaj: Prishtina e ngrohtë, fatura e energjisë 40% më lirë

Prishtinë | 08 Tet 2017 | 12:19 | Nga

Kandidati për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar sot, konceptin e tij të ri për përdorimin e gazit natyral, për amvisërisë, ekonomitë shtëpiake dhe konsumatorët industrial.

Lirak Çelaj ka theksuar se në qeverisjen e ardhme, vëmendje të veçantë do t’i kushtohet kursimit të ekonomive familjare për ngrohje, ujin e ngrohtë për amvisëri por edhe për konsumatorët industrial.

“Gazsjellësi virtual është Alternativë atraktive për amvisëritë dhe konsumatorët si përdoruesit final. Për këtë, përdoret Teknologji e Kompresimit të gazit natyral. Transportimi i Moduleve-Kontejner, bëhet në rrugë me një shpejtësi të një transportuesi normal të mallrave, pa pasur nevojë për siguri shtesë”, theksoi Kryetari Çelaj.

Për këtë çështje,Çelaj ka theksuar se do të bëhet platformë e dizajnuar veçanërisht për këtë arsye.

“Modulet-Kontejnerët konektohen në një “Pajisje Rregulluese” të presionit, Modulet përfundimisht lidhen në sistemin e shpërndarjes së gazit, fillimisht si pilot projekt në lagjet Sofali, Velani dhe Taslixhe për të vazhduar pastaj me lagjet tjera. Kështu mundësohet furnizimi i rregullt dhe i sigurt i Gazit nëpër shtëpi. I njëjti koncept sikur në Lagje banimi funksionon edhe për konsumatorët industrial (biznese). Ky sistem i kompresimit, transportimit si dhe furnizimit, realizohet përmes sistemit “Scada”, duke iu bashkëngjitur kryeqyteteve me shpenzime të ulëta për ngrohje, kursime për ujin e ngrohtë dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”, theksoi Çelaj, në konferencë.

Rrjeti i Termokosit do të zgjerohet edhe në lagjet tjera që aktualisht nuk kanë ngrohje qendrore si dhe do të implementohet programi i njehsorëve të matjes së konsumit të ngrohjes. Kështu fatura e ngrohjes për konsumatorët aktual, do të zvogëlohet 40%, theksoi Lirak Çelaj.

Po ashtu, Çelaj ka theksuar se programi i eficiencës së energjisë, si pilot projekte, do të zbatohet edhe me rastin e izolimit të hyrjeve dhe fasadave të soliterëve të Ulpianës si dhe ndërtesës te Rrethi afër Shkollës së Mjekësisë. Këta hapa sipas tij, ndikojnë shumë në ruajtjen e ambientit si dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme