Chelsea me fitore bindëse ndaj Burnleyt

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Burnleyt, 0-4.

Ishte Morata që shënoi golin e parë në minutën e 22 pas asistimit nga Barkley, i cili në minutën e 57 dyfishoi epërsinë duke shënuar një gol të bukur jashtë zonës së rreptësisë, transmeton Koha.net. Për të asistoi Kante.

Golin e tretë e shënoi Willian në minutën e 62, pas asistimit nga Barkley. Kurse golin e fundit e shënoi Loftus-Cheek në minutën e 90+3.

Chelsea në vendin e dytë ka 24 pikë, dy më pak se lideri Liverpooli. Burnley në vendin e 15 ka 8 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme