Chelsea merr përgjigje për Maurizio Sarrin

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 12:27 | Nga

Skuadra e Chelseat kaloi një sezon të dobët, duke mos arritur të jetë pretendent për titull në Premier League, përkundër se ishte kampion një edicion më parë, e më pas edhe dështimi i tyre për t’u kualifikuar në Champions League dhe për këto fajtor u gjet trajneri Antonio Conte.

Për këtë arsye pronari Roman Abramovich, vendosi të kërkoj një trajner tjetër dhe javën e kaluar u tha se bisedimet me trajnerin në ikje të Napolit, Maurizio Sarri, ishin në fazën e diskutimit të klauzolës së teknikut italian.

Mirëpo, presidenti i Napolit përkundër se veçse e ka caktuar Carlo Ancelottin si pasardhës të Sarrit në stolin e Napolit, po kërkon që skuadra londineze të paguaj klauzolën e plotë për 59-vjeçarin.

Chelsea fillimisht kishte ofruar 3.5 milionë funte për Maurizio Sarrin, mirëpo nga shtypi italian bëhet e ditur se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, është duke kërkuar që londinezët të paguajnë klauzolën e plotë për teknikun italian, çka do të thotë se Roman Abramovich do të duhet ta dyfishojë ofertën e tij.

Maurizio Sarri ka kontratë me Napolin deri në vitin 2020 dhe ka në klauzolë prej 7 milionë funte, mirëpo në të njëjtën kohë e gjithë kjo nuk e ndali presidentin e Napolit, që veçse ta caktoj një trajner të ri si Ancelotti, në stolin e napolitanëve.

Abramovich dhe Sarri të premten kishin mbajtur një takim i cili zgjati plotë shtatë orë, për të diskutuar lidhur me kontratën e tij, por në anën tjetër problem tani po del klauzola e trajnerit italian, të cilën Chelsea fillimisht refuzuan ta paguajnë të plotë dhe ofruan gjysmën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme