Chollet telefonon Kurtin, e uron për marrëveshjen

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti.

Siç ka njoftuar Kurti, amerikani e ka uruar për marrëveshjen e fundit në Ohër ndërsa Kurti e ka falënderuar atë për rolin dhe mbështetjen e ShBA-së.

“Kisha një telefonatë me këshiiltarin e Departamentit të Shtetit, Chollet, i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke i pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Themelore dhe Shtojca, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë realitetin në terren dhe kushtet”, ka shkruar kryeministri në Twitter.

Të ngjashme