Ekonomia Online
FUNDIT

Cilin sovranitet? Një kryetar të ka mbetur i mbyllur – Përplasje mes deputetes se LDK-së dhe VV-së

Cilin sovranitet? Një kryetar të ka mbetur i mbyllur – Përplasje mes deputetes se LDK-së dhe VV-së

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se situata në veri asnjëherë nuk ka qenë më kaotike. “Kemi një vendim i cili nuk është i bashkërenduar me SHBA-të dhe ende nuk kemi parë asnjë plan të Kurtit për të dalë nga kjo situatë në veri”, tha Krasniqi në Kanal 10. Ndërkaq, deklaratën e […]

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se situata në veri asnjëherë nuk ka qenë më kaotike.

“Kemi një vendim i cili nuk është i bashkërenduar me SHBA-të dhe ende nuk kemi parë asnjë plan të Kurtit për të dalë nga kjo situatë në veri”, tha Krasniqi në Kanal 10.

Ndërkaq, deklaratën e ministrit Murati se paga mesatare e policit është 800, Krasniqi e ka quajtur hipokrizi.

“Situata në veri është shqetësim i shteteve evropiane”, tha Krasniqi.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi dhe ajo e VV-së Arjeta Fejza janë përplasur ashpër duke mos u pajtuar me veprimet e Kurtit në veri.

Deputetja Krasniqi përmendi edhe deklaratën e Kurtit duke përkujtuar Oliver Ivanoviqin, e cila tha se Kurti i thuri lëvdata serbit të dyshuar për krime lufte në Mitrovicë.

Krasniqi e LDK-së iu drejtuar Fejzës së VV-së se një kryetar ka mbetur i mbyllur dhe për cilin sovranitet po flet në veri.

Të ngjashme