Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se është detyrë e Vetëvendosjes që të gjejë zgjidhje për të zhbllokuar situatën, raporton Ekonomia Online. “Po besoj që i tërë debati i këtyre ditëve të fundit është në mënyrë të gabuar. Nuk është çështja a ka ndërruar qëndrim PDK-ja, por a ka ndryshuar qëndrim dhe a ka përpjekje […]
Çitaku –PDK: Vetëvendosje duhet të zhbllokojë situatën
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se është detyrë e Vetëvendosjes që të gjejë zgjidhje për të zhbllokuar situatën, raporton Ekonomia Online.
“Po besoj që i tërë debati i këtyre ditëve të fundit është në mënyrë të gabuar. Nuk është çështja a ka ndërruar qëndrim PDK-ja, por a ka ndryshuar qëndrim dhe a ka përpjekje për zhbllokim nga ana e subjektit të parë parlamentar, Vetëvendosjes. Kjo parti duhet të zhbllokojë situatën”, tha Çitaku.













