Çitaku: Për kënd punon kjo Qeveri që po e shpopullon Kosovën nga profesionistët?

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë një reagim në profilin e saj në “Facebook”, duke thënë se “për kënd punon kjo Qeveri që po e shpopullon Kosovën nga profesionistët, që po e thyen çdo shpresë e po shuan çdo ambicie”.

Ajo ka pyetur nëse mësuesit, infermierët, minatorët e fermerët jetojnë më mirë se para tre vitesh.

Postimi i plotë i saj:

Pyetja sot është për kënd punon Qeveria.

A jetojnë sot mësuesit më mirë se para 3 vitesh?

A jetojnë sot infermierët më mirë se para 3 vitesh?

A jetojnë sot minatorët më mirë se para 3 vitesh?

A jetojnë sot fermerët më mirë se para 3 vitesh?

A jetojnë sot studentët më mirë se para 3 vitesh?

Për kënd punon kjo Qeveri që po e shpopullon Kosovën nga profesionistët, që po e thyen çdo shpresë e po shuan çdo ambicie?

Të ngjashme