Çitaku për votimin e ambasadorit të Kosovës në zgjedhjet e Francës: Është jodiplomatike dhe joprofesionale

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ambasadori kosovar në Francës ka postuar në Facebookun e tij teksa hedh votën në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se dy-shtetësia lejohet me Kushtetutë edhe në Kosovë edhe në Francë. “Fakti që Ambasadori i Kosovës në Francë ka dyshtetësi, nuk është precedan. Kemi pasur raste të tilla edhe më herët”.

Por, nënkryetarja e PDK-së ka theksuar se është jodiplomatike dhe joprofesionale që ai ka votuar, madje e ka postuar në rrjetet sociale.

“Kur e pashë në lajme se Ambasadori ynë paska dalë për të votuar në zgjedhjet presidenciale të Frances, e bile bile paska postuar në Facebook, sinqerisht mendova se është ndonjë fake news”.

“Ambasadori ynë në Paris përfaqëson Republikën e Kosovës e jo ndonjë shoqatë kulturore, dhe nuk ka asnjë lloj sensi që në mënyrë selektive t’i ndërrojë kapelat, një ditë qytetar i Francës, ditën tjetër Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ish-ambasadorja Çitaku.

Të ngjashme