Çitaku: Sot Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me kalimin e fazës së parë së Kosovës në anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ajo ka shkruar se sot vendit iu është hapur dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se ky lajm do të duhej ti gëzonte të gjithë pa dallime.

“Sot Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme