Çmimi i karburanteve në Maqedoninë e Veriut prek majat

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut me një pagë mesatare prej 24 mijë denarë mund të blejnë 388 litra karburant të naftës, ndërsa fuqinë më të lartë blerëse në rajon e kanë qytetarët e Sllovenisë që mund të blejnë 866 litra me një pagë mesatare.

Raporti i fuqisë blerëse tregon se, për vitin e kaluar, të dhënat e EUROSTAT-it tregojnë se më shumë karburante se ne mund të blejnë edhe banorët e

Kroacisë – 641 litra, dhe ata të Malit të Zi – 402 litra, shkruan gazeta KOHA.
Më dobët se ne qëndrojnë banorët e Serbisë me 333 litra dhe ato të Bosnje e Hercegovinës me 385 litra. Nga shtetet evropiane, në vendin e parë renditet Lihtenshtajni me një pagë mesatare prej 4900 euro që mundëson blerjen e 4238 litrave apo dhjetë herë më shumë se tek ne. Në Zvicër mund të blihen 3526 litra, në Danimarkë 2226 litra, ndërsa në Gjermani mund të blihen 1845 litra.

Në ndërkohë, sipas të dhënave të fundit, çmimi i karburanteve të naftës në vend është 64 dhe 73 denarë. Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë në çmimin përfundimtar të derivateve të naftës përllogaritet edhe marzha prej 4.6 denarë për litër, si dhe kompensimi ekologjik prej 0.080 denarë për benzinën dhe 0.030 denarë për naftën. Në këtë çmim hyn edhe kompensimi për rezervat e detyrueshme të naftës prej 0.890 denarë për një litër benzinë dhe 0.300 denarë për një litër naftë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme