Vazhdon rënia e çmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e karburanteve i janë afruar nivelit më të ulët gjatë këtij viti gjatë ditës së hënë. Rënie pati edhe në tregjet e rezervave nëpër tërë botën. Në uljen e çmimit kanë ndikuar shqetësimet për mbylljen e qeverisë amerikane dhe përkeqësimi i ekonomisë në nivel botëror.

Çmimi i ka rënë për më shumë se 30 për qind gjatë çerekut të fundit të vitit dhe është më i ulëti që nga çereku i tretë i vitit 2017. Investitorët kanë pasur ndikim më të dobët në rritjen e nivelit botëror ndërsa çmimet janë prekur edhe nga mosmarrëveshjet tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vend të investimit në karburante, investitorët po parapëlqejnë të investojnë në tregje më të sigurta, siç është tregu i arit dhe borxhet qeveritare. Një fuçi nafte gjatë ditës së sotme është shitur për 53.24 dollarë, duke shënuar rënie prej 58 centësh.

Organizata e shteteve eksportuese të karburanteve, e udhëhequr nga Rusia, mori vendim këtë muaj që ta zvogëlojë prodhimin e derivative të naftës për 1.2 milionë fuçi, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme