Çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit është 6 mijë e 350 euro

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se çmimi për të shkuar në Haxh këtë vit do të jetë 6 mijë e 350 euro.

Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite e aviotransporti, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5 mijë e 700 euro.

Të ngjashme