Coronavirusi në Shqipëri, tre të vdekur në 24 orët e fundit

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Shëndetësisë.

Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 625 raste të reja nga 3,230 testime të kryera, derisa janë shëruar 579 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i pandemisë.

Janë 8,233 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç në Shqipëri mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi atje është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku dhe gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Statistika (11 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 625

Të shëruar në 24 orë 579

Të shtruar në spitale 166

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 3,230

Testime totale 1,340,830

Raste pozitive 191,440

Raste të shëruara 180,229

Raste Aktive 8,233

Humbje jete 2,978

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4301

Fier 852

Shkodër 456

Vlorë 462

Durrës 441

Gjirokastër 414

Elbasan 334

Berat 367

Korçë 241

Lezhë 197

Dibër 89

Kukës 79

Të ngjashme